Regjistrim-çertifikim kontrate me objekt "kalim të drejtash"

Regjistrim-çertifikim kontrate me objekt Çertifikon çdo marrëveshje apo kontratë, të lidhur dhe/apo të ndryshuar, ndërmjet palëve, subjekte të ligjit Nr.9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, ku objekt i kontratës janë të drejtat mbi veprën dhe/ose kalimin e të drejtave pasurore mbi veprën, në rast përdorimi, shfrytëzimi, riprodhimi, shpërndarjeje apo përcjelljeje në publik, në përputhje me nenet 45/1, 47 e 51/3. Për zbatimin sa më efektiv të këtij ligji pranë ZSHDA-së, regjistrohen dhe certifikohen të gjitha kontratat për kalimin, në formën ekskluzive, të të drejtave pasurore mbi një vepër, të çfarëdolloji, duke i pajisur me Pullën Artistike të gjitha kopjet e veprave, të cilat janë rezultat i riprodhimit nga një kopje origjinale. Regjistron dhe çertifikon të drejtën e autorit për gjithë kategoritë e krijimeve të përcaktuara në nenin 7 të Ligjit Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të”. Registron subjektet tregtare, veprimtaria e të cilëve është e lidhur me të drejtën e autorit dhe të drejtave të lidhura me të.

 

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar

Lista e dokumentave për regjistrim-çertifikim i kontratës për kalim të drejtash

 

  1. Çertifikata e regjistrimit të objektit të veprimtarisë;
  2. Kontratë për kalimin e të drejtës, kopje origjinale;
  3. Depozitë e veprës në formë të printuar, elektronike, fonogram, videogram dhe/ose në çdo formë të krijuar;
  4. Mandat-pagese.

Hapat e Procedurës

  1. Aplikanti, autori/ët, përfaqësuesit e tyre ligjorë, trashëgimtarët paraqesin dokumentacionin e nevojshëm pranë ZSHDA-së.
  2. Sektori i Inspektimit, Registrim-Certifikimit shqyrton praktikën e depozituar dhe në rast se i plotëson kërkesat e Ligjit procedohet me lëshimin e çertifikatës, në të kundërt njoftohet aplikanti për plotësimin e dokumentacionit me qëllim që Zyra të proçedojë me lëshimin e çertifikatës.

Afati i Marrjes së Vendimit

Afati për përfundimin e procesit të regjistrim-çertifimit është 30 ditë, dhe 10 ditë për njoftimin e subjektit për plotësimin e dokumentacionit në rast se Zyra evidenton parregullsi në dokumentacionin e depozituar. 

Periudha e Vlefshmërisë

Sipas afateve të parashikuara në kontratë për  kontratat me objekt "kalim të drejtash" .

Tarifat dhe Taksat

Kostoja e realizimit të shërbimit është 1000 Lekë, përcaktuar me VKM Nr. 343, datë 06.06.2007 “Për miratimin e tarifave për shërbime që ofron Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit”.